fbpx

Argjentina Ramosaj publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, ka tash e sa kohë që qëndron larg publikut sa i përket prurjeve muzikore.

Ajo është zhvendosur me bashkëshortin dhe djalin e saj në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë dhe më të qetë larg Kosovës.

Sido që të jetë, familja janë kthyer për pushime këto ditë në gadishullin ballkanik, ku si destinacion kanë zgjedhur Malin e Zi.

Ka qenë vetë këngëtarja e hitit “Shpirt i mbytur” ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet teksa shijon rivierën e bukur sbregdetare.

Fotografitë përfshijnë poza të saj me bikini, ku tregon linjat e lakmueshme trupore gjatë shëtitjeve në plazh.

Në setin e fotografive të publikuara, përfshihet edhe një imazh i përbashkët i saj me bashkëshortin e vet, Dukagjinin, me të cilin mund të shihet duke kaluar çaste të përbashkëta në harmoni të plotë.

Ndonëse ka një numër këngësh të pëlqyera nga publiku, Argjentina nuk është se ka bërë të ditur nëse ka ndonjë plan për rikthim në muzikë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]