Këngëtarja nga Kosova, Ariana Plakiqi, e njohur për publikun me nofken, Ari Blue, është larguar nga Big Brother VIP 2.
Ajo është e eliminuara e parë e larguar nga publiku.
Pas daljes Ariana ka akuzuar produksionin e BBV Albania se nuk ka transmetuar të gjitha momentet e saja në këtë shtëpi.
“Mendoj që kam qenë një prej personazheve më pozitivë brenda edhe më të sinqertë edhe pse ndoshta nuk janë dalë krejt ato pjesë ku kam folë unë. Si e pash edhe sot, prandaj edhe fola sot se e pashë që shumë sene që i kam folë edhe në dhomë të rrëfimit edhe gjana tjera që i kam diskutu nuk janë shfaq kërkund hiq”, ka thënë ajo pas daljes nga shtëpia.