Reperi i njohur Arian Agushi ka ndarë një mesazh të fuqishëm dhe emocional në rrjetet sociale. Në një postim të fundit, ai shkruan:
“Na bëjë t’lumtur atë ditë kur përpara kem me t’dalë, Nga mëshira Jote e madhe më thuaj shko se të kam falë.”
Ky mesazh, i shoqëruar me emoji lutjeje dhe një zemër të kuqe, reflekton ndjenjat e tij për mëshirën dhe faljen hyjnore. Postimi ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë përkrahur me komente pozitive dhe ndajnë të njëjtën ndjenjë shpirtërore.
Duket se Arian Agushi, përveç muzikës, vazhdon të inspirojë fansat edhe me mesazhe me vlerë të thellë, shkruan Kosovarja.