Ariana Fejzullahu, bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahut, është mjaft aktive në rrjetet sociale ku poston imazhe të ndryshme nga puna dhe përditshmëria.
Duke qenë se ajo ka lokalin e veshjeve ku edhe për të ka një faqe zyrtare në Instagram, së fundi është hakuar.
Faqja biznesore ka rënë pre e sulmeve kibernetike dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë Ariana përmes një postimi në Instagramin e saj personal.
“Faqja jonë anna_fashionforyou është hack dhe po mundohemi ta rikthejmë llogarinë tone. Ne do t ju informojmë nëse do te hapim një llogari te re. Faleminderit për mirëkuptim”, shkruar ajo.
Ajo tash e një kohë ka hapur biznesin e saj e që është një markë me veshje për femra e cila titullohet “Anna”.