‘Tela’ është hiti i njohur që e mësuan ta këndojnë thuajse të gjithë pavarësisht moshës.
Një bashkëpunim mjaft i suksesshëm i këngëtares së njohur Orhidea Latifit- Kida dhe Ermal Fejzullahut, shkruan “Kosovarja”.
Tanimë të gjithë e dinë se Kida dhe Ermali kanë raporte të mira kolegiale.
Por, jo vetëm kaq. Kida jo rrallë herë është parë nën shoqërinë e bashkëshortes së Ermalit, Arianes.
Siç kuptohet nga postimet e tyre të kohë pas kohëshme, nga komentet që ia lëshojnë njëra-tjetrës vërehet një miqësi e ngushtë dhe e pastër me tyre.
Së fundmi, Kida si zakonisht ka ‘tronditur’ rrjetin me disa imazhe fantastike.
E karshi saj s’kishte si të rrinte indiferente mikja e saj Ariana e cila e quan ‘bishë’./Kosovarja/