Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kur do të nisin fluturimet në Kosovë?

nga Revista Kosovarja

Zëdhënësja për informim e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka dhënë detaje lidhur me se cilat janë masat që do të ndërmerren pas hapjes së këtij aeroporti.

Në një konferencë për media, Gara ka njoftuar se janë duke pritur që së shpejti Qeveria e Kosovës të marrë një vendim për hapjen e Aeroportit të Prishtinës, duke informuar tutje edhe për masat të cilat do t’i ndërmerr ky aeroport për personat të cilët mendojnë të udhëtojnë brenda dhe jashtë Kosovës.

Ajo ka thënë se do të respektohen masat e vendosura për mbajtjen e distancës ashtu siç rekomandon OBSH, nuk do të lejohet hyrja brenda hapësirave të Aeroportit pa maska, udhëtarëve fillimisht do t’u matet temperatura dhe në rast se ka njerëz të cilët kanë temperaturë të lartë, do të njoftohet IKSHPK.

“Sa i përket masave të cilat ne i kemi ndërmarrë përveç dezinfektimeve, vetëm udhëtarët lejohen të hyjnë në hapësirat e aeroportit, atyre do tu matet temperature dhenë rast se ka temperaturë të lartë do të njoftohet IKSHPK, udhëtarët pa maska nuk do të lejohen të hyjnë në hapësirat e aeroportit, më pas edhe bagazhet e tyre do të dezinfektohen. Udhëtarët të cilët kanë nevojë për shoqërues do të mund të shoqërohen vetëm te sporteli i aeroportit. Poashtu ne si aeroport jemi në pritje të një drite të gjelbër për fillimin e operimeve. Edhe numri i punonjësve të Aeroportit të Prishtinës do të jetë i njëjtë pavarësisht numrit të udhëtarëve të cilët do të udhëtojnë nga këtu”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Së shpejti besojmë që Qeveria e Kosovës do të marrë një vendim për hapjen e Aeroportit të Prishtinës”, ka përfunduar Gara.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]