86
Nera Fejzullahu bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Sabri Fejzullahu, mori urime pafund nga familjarë, miqë dhe dashamirë me rastin e ditëlindjes së saj, shkruan “Kosovarja”.
Familja, këtë mbrëmje ia bëri një surprizë zonjës Nera, duke i organizuar event befasues me njerëzit e saj më të dashur.
Por, nuk mjaftoi vetëm kaq dhe zonja Nera e shijoi këtë ceremoni edhe duke vallëzuar. Ajo iu bashkua resë së saj Arianës për të vallëzuar si dy kunata, pasi që Nera dukej aq bukur sa për të vlen shprehja ‘Robi Plaket kur do vetë’.