fbpx

Ariana Musliu : Ministri Peci pa fije turpi po e gënjen opinionin publik

nga Revista Kosovarja

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, i ka reaguar Faton Pecit pas deklaratave të tij të fundit.

Ajo ka thënë se Peci po e gënjen opinionin publik pa fije turpi. Duke bërë me dije se Institucionit të MPJD-së, po ia nxjerr në pah paligjshmërinë çdo ditë Këshilli i Pavarur për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil të Kosovës.

‘’ Ministri Peci pa fije turpi po e gënjen opinionin publik. Ai po thotë se konsujt paskan qenë të zgjedhur nëpër oda, por askush nuk krahasohet me skandalet e Prindon Sadriut dhe Martin Berishës.

Peci po thotë që u kthye ligjshmëria në MPJD, por këtij institucioni po ia nxjerr në pah paligjshmërinë çdo ditë Këshilli i Pavarur për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil të Kosovës dhe bazuar në vizitën e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, që është zhvilluar javën e kaluar, na është konfirmuar shkelja flagrante e ligjit dhe përtej kësaj edhe shkelja flagrante e të drejtave të njeriut’’, deklaroj deputetja.

Po ashtu theksoj se MPJD është detyruar ta anuloi edhe konkursin për 32 diplomatë, që e kishin përgatitur për militantët e tyre partiakë.

Duke quajtur MPJD, sinonim i skandalit e i dështimit dhe shkatërruese të imazhit të Republikës së Kosovës

‘’ Madje, MPJD është detyruar ta anuloi edhe konkursin për 32 diplomatë, që e kishin përgatitur për militantët e tyre partiakë.

Përndjekja politike dhe aplikimi i standardeve të dyfishta nga kabineti i Donika Gërvallës është në rend të ditës. Vazhdime të mandateve kemi me dhjetëra raste. Kemi me dhjetëra e dhjetëra pozita vakante nëpër misionet tona diplomatike dhe konsullore.

Dhe më e rënda, kemi shkatërrim të imazhit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. MPJD është sinonim i skandalit dhe i dështimit. Faktet flasin një gjuhë tjetër’’, shkruajti Musliu-Shoshi në Facebook.

https://www.facebook.com/arianamusliushoshi/posts/522361026565505

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]