fbpx

Arilena Ara dhe Popi Kola zyrtarizojnë lidhjen!

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur, Arilena Ara është prej kohësh e lidhur me menaxherin e saj, Popi Kola.

Dyshja nuk i kanë kursyer fotot dhe dedikimet e ëmbla në rrjete sociale, mirëpo kurrë nuk kanë folur publikisht për lidhjen.

Megjithatë Arilena dhe Popi e kanë zyrtarizuar lidhjen dhe këtë e kanë treguar fotot nga festa e ditëlindjes së këngëtares. Festsa ishte organizuar nga Popi dhe ishin të ftuar të gjithë njerëzit e zemrës.

Në një prej fotove, e ëma e Arilenës shihet duke puthur në faqe dhëndrin, çfarë tregon se ruajnë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Fotot tjera paraqesin Popin dhe Arilenën, të cilët nuk nguruan ta shfaqnin në publik dashurinë e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]