Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

OBSh-ja raporton shifër rekorde të rasteve ditore të virusit në nivel global

nga Revista Kosovarja

Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara i ka raportuar 259,848 raste të personave të infektuar me koronavirus në nivel global. Kjo ishte shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit të ri.

Mbi artikull

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve që është raportuar nga institucioni i njohur ndërkombëtar shkoi në 13.8 milionë persona, shkruan “CNN”.

Rekordi i mëparshëm ishte shënuar të premten, kur ishin raportuar 237,743 raste infektimesh për një ditë.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe në botë u shënuan edhe 7,360 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 593,087.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo organizatë më parë ka paralajmëruar se situata me pandeminë është duke u përkeqësuar dhe një gjë të tillë po e dëshmojnë rekordet e shënuara ditëve të fundit.

Shtetet e Bashkuara dhe Brazili po vazhdojnë ta shënojnë rritjen më të madhe të numrit të rasteve. Në këto vende, për çdo ditë po raportohen dhjetëra mijëra raste të reja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]