fbpx

Arilena Ara thyen “tabutë” duke u shfaqur pa grimi në videoklipin e ri

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Arilena Ara ka publikuar këngën më të re që mban titullin “Dashuria ime”.

Krahas këngës, një vëmendje të madhe ka marrë dhe klipi i thjeshtë, në të cilin artistja shfaqet pa grim në fytyrë.

Fansat e kanë vlerësuar për guximin se është shfaqur natyrale.

“E vetmja këngëtare që del pa makeup, shumë natyrale, jo çdokush e ka guximin dhe talentin e Arilenës”, “Këngë, art me plot kuptimin e fjalës… ke dalë në klip pa grim.  e vërtet siç është dashuria e vërtetë.”, shkruajnë disa fansa.

/abcnews.al

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]