fbpx

Arjan Konomi shpërthen keq ndaj opinionistëve të BBV: Njerëz të rëndomtë dhe mediokër

nga Revista Kosovarja

Arjan Konomi ka shpërthyer keq ndaj opinionistëve të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdarit dhe Zhaklin Lekatarit.

Ai ka publikuar një video në Instagram ku ka dhënë mendimin e tij në lidhje me komentet e dyshes në puntatën e shkuar në Prime.

Sipas Konomit, Zhaklina dhe Arbri debatojnë në mënyrë vulgare dhe paraqiten si njerëz të rëndomtë e mediokër, jo në nivelin e atij formati.

”Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj radhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm”, është shprehur Arjan Konomi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]