Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arjola Demiri i reagon Mateos së BBVA: Vëmendjen e more vetëm si ish i Brikenës – po del si ti “princeshë”

nga Revista Kosovarja

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 1, aktorja Arjola Demiri, ka reaguar publikisht ndaj konkurrentit të Big Brother VIP Albania 5, Mateo Borri, pas deklaratave të tij të vazhdueshme për Brikenën.

Mbi artikull

Arjola ka publikuar në InstaStory një video të Mateos, ku ai shihet duke folur sërish për Brikenën, duke pohuar se mes tyre kishte pasur një njohje edhe jashtë shtëpisë. Ky moment duket se ka nxitur reagimin e fortë të aktores tropojane.

Në mesazhin e saj, Arjola nuk i ka kursyer kritikat, duke theksuar se Mateo ka marrë vëmendje në këtë edicion vetëm për shkak të raportit të tij me Brikenën.

“@itsbriki go girl. Burrat e sotshëm, pika!! Vëmendjen në këtë BBVA e more vetëm si ish-i i saj, jo si Mateo. Ke përfituar nga një raport i vdekur, i harruar, për t’u bërë i famshëm. Pikë”.

Moneytizer Paragrafi 4

Aktorja vazhdon më tej, duke e akuzuar se ka hyrë në shtëpi si “ish”, e ka hedhur poshtë Brikenën gjatë spektaklit dhe më pas është fshehur pas fjalëve të të tjerëve. “Hyre si ish, e hodhe poshtë në prime dhe pastaj u fshehe pas fjalëve të të tjerëve. Dakord, u dëgjove qartë mbrëmë. Sot prapë”, shkroi tutje ajo.

Sipas Arjolës, Brikena nuk ka nevojë të identifikohet përmes Mateos, duke nënvizuar se heshtja e saj është më domethënëse se çdo deklaratë publike.

“Ajo nuk do të njihet nëpërmjet teje. Nuk ka nevojë ta thotë me zë të lartë, mjafton që nuk të dëgjon më. Sepse flet pa zë dhe pa figurë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]