Aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka qenë banore e edicionit të parë të BBVA teksa arriti në gjysmëfinale, ku edhe u shpërblye nga produksioni me një apartament.
Së fundmi, në një postim në InstaStory, ka treguar se kishte kërkuar ndihmë para një viti te një mjeshtër i meditimit.
Tutje, Demiri ka inkurajuar ndjekësit e saj që të kërkojnë ndihmë profesionale atëherë kur është e nevojshme, pasi është në rregull që gjendja mendore e individit të mos jetë në rregull herë pas here.
Arjola përndryshe është aktore e disa shfaqjeve dhe serialeve të suksesshme të kinematografisë shqiptare.