Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Si arriti t’i marrë vezët me vete në Kuvend Time Kadriaj?

nga Revista Kosovarja

Sot, gjatë seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, shkaktoi një moment të pazakontë pasi hyri me vezë në sallë dhe i hodhi ato në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.

Mbi artikull

Por ajo që ka ngjallur kureshtje është mënyra se si vezët arritën të futeshin brenda objektit të Kuvendit, duke marrë parasysh masat e shtuara të sigurisë gjatë seancës.

Sipas burimeve të pretenduara nga media, një mundësi është që vezët të jenë futur në objekt ditë më parë, për t’u përdorur më pas gjatë seancës. Megjithatë, kjo mbetet një mundësi dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje edhe për masat e kontrollit dhe sigurisë brenda Kuvendit, ndërsa pritet të sqarohet se si deputetja arriti t’i kishte vezët me vete në momentin e incidentit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]