fbpx

Xhbanja e ‘O sa mirë’: Meshkujt kanë frikë nga unë, nuk më përballojnë

nga Revista Kosovarja

Kanë vazhduar diskutimet e banorëve të Big Brother VIP lidhur me tema të ndryshme.

Ata janë bërë bashkë mbrëmjen e së dielës (7 nëntor) duke zhvilluar një bisedë relakusese me njëri-tjetrin.

Gjatë diskutimeve ishte aktorja, Arjola Demiri e cila mori vëmendjen pas një deklarate që bëri lidhur me meshkujt.


Ajo ndër tjera tha se meshkujt kanë frikë që t’i afrohen dhe se nuk mund ta përballojnë.

“Mua në përgjithësi meshkujt më kanë frikë dhe bëjnë mirë sepse nuk më përballojnë”, ka thënë Arjola duke qeshur.

Kujtojmë që Arjola është nënë e tre fëmijëve nga martesa e kaluar, ndërsa ka deklaruar se aktualisht është beqare dhe e fokusuar ndaj familjes së saj.

Ndërkohë, në spektaklin e së premtes, në Big Brother VIP, Arjola u befasua nga mikesha e saj prej shumë vitesh, aktorja tjetër Adriana Matoshi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]