fbpx

Arjola zbulon si ishte rrahur nga ish-burri: Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr kush me 3 fëmijë

nga Revista Kosovarja

Duket se martesa i ka lënë plagë të hapura ende aktores Arjola Demiri, e cila ka rrëfyer sërish me banorët e Big Brother.

Arjola gjatë bisedës me banorët rrëfeu se ka vuajtur nga depresioni si pasojë e ndarjes nga babai e tre fëmijëve të saj.

“Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten’’,- tha Arjola.

Më tej ajo tha se si pasojë e kësaj gjendje ka dashur t’i japë fund jetës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]