fbpx

Armend Muja e poshtron zyrtaren e administratës në sy të të gjithëve

nga Revista Kosovarja

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku u karakterizua me disa diskutime të nxehta.

Mirëpo, ndër të tjera, në sy ra kryetari i këtij komisioni, deputeti Armend Muja nga VV.

Ai shihet duke shfaqur një arrogancë me zyrtaren e administratës, e cila afrohet për t’i komunikuar diçka. Zyrtarja që ka punë koordinimin gjatë mbledhjes dhe çështjet e tjera teknike, u trajtua keq nga deputeti.

Kur ajo afrohet t’i komunikojë diçka, Muja ia vendos dorën si STOP dhe i thotë të ulet, duke mos e dëgjuar fare ç’ka për të thënë. Ajo ulet e poshtëruar, mirëpo nuk mbaron më kaq.

Muja kujdeset që ta çortojë zyrtaren, duke ia bërë me gisht dhe duke i folur ashpër. Nga kamerat, verëhet se ai i thotë të mos i afrohet më kur ai është ulur.

Sidoqoftë, është e zakonshme që zyrtarët e administratës të komunikojnë me kryetarët e komisioneve, të cilët janë udhëheqës së mbledhjes.

Ndryshe, Muja është një prej deputetëve më të votuar nga VV-ja, pasi mori mbi 40 mijë vota.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]