fbpx

Armina Mevlani tregon dhuratën më të bukur nga Shkëlzeni

nga Revista Kosovarja

Nuk është sekret që Armina Mevlani është e apasionuar pas veshjeve luksoze dhe markave të njohura dhe gjithashtu një ndjekëse të përkushtuar të modës.

Në një intervistë për “Prive Klan Kosova”, ajo ka shpjeguar se shumica e veshjeve të saj vijnë nga bashkëpunime me marka të mëdha, duke sqaruar se ato nuk janë gjithmonë blerjet e saj personale.

Ajo gjithashtu ndan një moment të veçantë, duke zbuluar dhuratën më të bukur dhe më të shtrenjtë që ka marrë, e cila i është dhuruar nga bashkëshorti i saj, Shkëlzeni.

“Ka qenë një byzylyk vintage që unë e pashë dhe ai e ka blerë në fshehtësinë më të madhe dhe ma ka dhënë në përvjetor. Ishte një byzylyk i thjeshtë, por gjesti, mënyra sesi ai e bëri dhe fakti që mua më pëlqeu aq shumë dhe ai e fiksoi…”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]