Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arrestim dhe konfiskim armësh: Çfarë zbuloi policia te Vezir Haziraj?

nga Revista Kosovarja

Gjatë arrestimit të Vezir Haziarjit, i dyshuar për plagosjen me armë zjarri në fshatin Orroberdë të Istogut, Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë të gjata dhe një revole.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Mbi artikull

Gjatë arrestimit të Vezirit janë konfiskuar dy armë të gjata, si dhe një revole”, ka konfirmuar Rugova.
Vezir Haziarj ishte në kërkim të Policisë që nga 7 gushti, kur në Orroberdë të Istogut kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor.

Pas disa ditësh hetime dhe kërkime intensive, Policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin. Sipas autoriteteve, Haziarj, duke parë se nuk kishte mundësi të largohej, është dorëzuar në Polici dhe gjithçka ka kaluar pa incidente.

Në operacionin për kapjen e tij kanë marrë pjesë njësi të ndryshme policore, përfshirë NJSI/FIT dhe njësinë e vëzhgimit, ndërsa sipas Policisë, rol të rëndësishëm ka pasur edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]