fbpx

Arrestohen babë e djalë në Prishtinë, e sulmuan fizikisht njëri-tjetrin

nga Revista Kosovarja

Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Pas intervistimit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 15.11.2024 – 17:00. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (babë e djalë) pas një mosmarrëveshje verbale, kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]