15
Dy persona, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, pas një përleshjeje fizike mes tyre.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 20:45, pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve.
“Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.