fbpx

Arrestohen dy burra në Ferizaj, gjuajtën me armë gjatë ahengjeve familjare

nga Revista Kosovarja

Gjatë ditës së diel, në dy raste të ndara në Ferizaj, Policia ka hasur në raste të përdorimit dhe posedimit të paautorizuar të armëve.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 14:30, në një dasmë në fshatin Greme. Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë, njësitë policore dhe hetimore kanë dalë në vendngjarje ku, pranë shtëpisë së të dyshuarit M.Q., 40 vjeç, janë gjetur disa gëzhoja. Në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz.

Ndërkaq rasti i dytë është regjistruar rreth orës 16:35,në rrugën “Musli Çeliku” – Ferizaj, ku u raportua për të shtëna me armë. I dyshuari A.B., 21 vjeç është identifikuar në vendngjarje dhe ka deklaruar se arma ishte e tij dhe se kishte shtënë gjatë një feste familjare.

Me vendim të prokurorit të shtetit, janë iniciuar rastet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Gjuajtje me armë” dhe janë sekuestruar armët.

Sakaq, policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Policia apelon që të festohet pa armë zjarri në rastet festive dhe të respektohet ligji”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]