fbpx

Arrestohen dy përsona për vjedhje të rëndë në Drenas

nga Revista Kosovarja

Një vjedhje e rëndë ka ndodhë në Drenas ku persona të panjohur kanë vjedhur mjete të punës.

“Njësitet e hetuesisë kanë arrit që t’i identifikojnë dhe arrestojnë dy meshkuj të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti ka ndodhur me 28 nëntor 2023 ndërsa viktima e ka raportuar të martën.

Bëhet e ditur se gjatë bastisjes te të dyshuarit janë gjet dhe konfiskuar gjësendet e vjedhura si dhe një pushke gjuetie.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]