fbpx

Arrestohen dy prindër në Gjakovë, s’u kujdesën siç duhet për fëmijën e tyre 2-vjeçar

nga Revista Kosovarja

Dy prindër janë arrestuar në rrugën ‘UÇK’ në Gjakovë dje rreth orës 13:15, pasi që dyshohet se kanë keqtrajtuar fëmijën e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 27-vjeçari dhe 29-vjeçarja me veprimet e tyre nuk kanë treguar kujdesin e duhur ndaj fëmijës së tyre, për çka edhe kanë ndërhyrë njësitet policore.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur para ‘Viva Fresh-it’ në Gjakovë, ku është identifikuar si viktimë një fëmijë 2-vjeçar.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është hapur rast në dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Keqtrajtimi apo braktisa e fëmijës’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]