fbpx

Arrestohen dy të dyshuar për tentim-grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten dy të dyshuar për tentim-grabitje në një institucion mikrofinanciar në shkurt të këtij viti, në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë.

Të arrestuarit janë një 30 dhe 31 vjeçar.

“Mbrëmë nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme -Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën tentim grabitje, që ka ndodhë me datën 16.02.2022, në një institucion mikrofinanciar, në rrugën ‘Bahri Fazliu’ në Prishtinë. Puna e hetuesve policor është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: A.M. mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe L.B. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]