fbpx

Arrestohen dy të rinjë në Viti, u gjenden 82 qese me marihuanë në veturë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës sot rreth orës 03:15 të mëngjesit në kuadër të zbatimit të planit operacional ,,Goditja 2023’’ në pikë të kontrollit në rrugën ,,Dëshmorët e kombit’’ në qytetin e Vitisë ka ndalur një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy të dyshuar meshkuj, kosovar shqiptar J.I. (viti i lindjes 2004) dhe N.M. (viti i lindjes 2003) për kontrolle rutinore .

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale për gjykatë: 82 qese substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, 1 peshore digjitale, 1 pako me letra mbështjellëse ,,Rizlla’’ 205 euro para të gatshme dhe disa para të metalta dhe 3 telefon celularë”, thuhet në njoftim.

Për rastin janë njoftuar njësitet antidrogë të cilët do të merren me hetimin e këtij rasti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]