Është arrestuar një burrë dhe një grua në Gjakovë, pasi të njëjtit janë kapur duke thyer derën e hyrje së banesës së një personi.
Policia ka bërë të ditur se të dy, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Janë arrestuar dy të dyshuar , një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke thyer derën e hyrje së banesës së ankuesit mashkull kosovar”.
Gjatë kontrollit në çantën e tyre u janë gjetur dhe konfiskuar , një kaçavidë, një OC Sprej, mjetë i mprehtë –thikë, një çekan etj . Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.