fbpx

Arrestohen tre persona në Drenas, theren me thikë dy viktima

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Drenas për vrasje në tentativë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 21:30, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Gllogoc 06.06.2023 – 21:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se i kanë therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas policisë, njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një telefon.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]