Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arrestohen tre persona për posedim të substancave narkotike

nga Revista Kosovarja

Janë arrestuar tre persona për posedim të substancave narkotike.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ka thënë se dy nga të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, u arrestuan në Skenderaj, kurse personi tjetër, në një rast të ndarë, është shtetas i Maqedonisë e u arrestua në Mitrovicë.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur substancë e dyshuar narkotike ne sasi prej 9.1 gram dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.

Tutje, Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Moneytizer Paragrafi 4

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/674495478224047?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]