fbpx

Arrestohet 21-vjeçari i cili dyshohet se ka dhunuar 16-vjeçaren në një motel në Fushë Kosovë

nga Revista Kosovarja

Një 16-vjeçare ishte raportuar e zhdukur javë me parë.

Policia të shtunën ka arrestuar një 21-vjeçar, si i dyshuar kryesor në këtë rast.

Ai dyshohet se ka dhunuar të miturën në një motel në Fushë Kosovë.

Ndërkaq, bëhet e ditur se nesër ( e hënë) do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje, pasi thotë se rasti ende është duke u hetuar.

Duhet theksuar se vetëm në periudhën janar-tetor të këtij viti, në Policinë e Kosovës janë raportuar 73 raste të ngacmimit seksual dhe 49 raste të sulmit seksual.

Sipas organizatave joqeveritare, numri më i madh i viktimave janë vajza të moshës 13 deri në 16 vjeç.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]