fbpx

Arrestohet 25-vjeçari kosovar, tentoi të hyjë në Shqipëri me dokumente false

nga Revista Kosovarja

Një 25-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia Kufitare në portin e Durrësit, pasi tentoi të hynte në territorin shqiptar me dokumente të falsifikuara dhe ishte në kërkim ndërkombëtar për vepra penale.

Pas verifikimeve të mëtejshme dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet ligjzbatuese në Kosovë, rezultoi se 25-vjeçari ishte në kërkim nga Gjykata e Mitrovicës për dy vepra penale, një në fushën e narkotikëve dhe një tjetër për plagosje të lehtë, transmeton Klankosova.tv.

Policia e Shqipërisë ka sekuestruar dokumentet e dyshuara të falsifikuara, ndërsa Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet atje.

Operacioni vjen si pjesë e masave të shtuara për garantimin e sigurisë kufitare dhe ndalimin e personave me precedentë penalë që synojnë të lëvizin në mënyrë të paligjshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]