fbpx

Arrestohet 34 vjeçarja në Mitrovicë, Policia konfiskon çokolata dhe gjësende të ndryshme

nga Revista Kosovarja

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën për përfshirje në tri (3) raste të ndryshme të veprave panele ‘vjedhjeve’, raste këto të raportuara në dy javët e fundit, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqane dhe qendra tregtare në Mitrovicën e Jugut.

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë me datën 28 maj 2021, në Mitrovicë, kanë arrestuar të dyshuarën F. S., 34 vjeçare (femër), shtetase e Republikës së Kosovës, pasi e njëjta dyshohet që në lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer veprat penale të vjedhjeve.

Në cilësi të provave materiale tek e dyshuara janë gjetur dhe janë sekuestruar mallra dhe gjësende të ndryshme.Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]