Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arrestohet burri nga Fushë Kosova, e sulmoi dhe e detyroi të kryejë marrëdhënie seksuale një vajzë

nga Revista Kosovarja

Të hënën është arrestuar një person në Fushë Kosovë, për shkak se i njëjti duke e sulmuar fizikisht një grua e ka detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Mbi artikull

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 12.07.2021 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti  duke e sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.