Në rrjet po qarkullon një lajm se ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, është arrestuar nga policia. Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, Atdheu shihet i shtrirë në makinë me duar para, teksa policia i vendos prangat.
Me shpejtësi u përhap lajmi se ai është arrestuar ndonëse nuk jepej arsye.
Burime pranë Atdheut kanë zbuluar per Kryefjala.com se në të vërtetë ish-konkurrenti është mirë dhe nuk është arrestuar. Ai ka qenë në xhirimet e nje emisioni.
Pra, e gjitha ka qenë një skenë xhirimi dhe Atdheu është shendoshë e mirë!