fbpx

Arrestohet edhe një person i dyshuar për rastin e 11-vjeçares në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një person i dyshuar i përfshirë në rastin e 11-vjeçares së dhunuar në Prishtinë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i arrestuar është ndaluar për 48 orë, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” në qershor të vitit 2022.

Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

“Prishtinë, 14 shtator 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022. Po ashtu, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.

Numri total i të dyshuarve ka shkuar në 12.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]