fbpx

Arrestohet i dyshuari që qëlloi zyrtarin policor në Veri

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë gjatë patrullimit, disa zyrtarë policorë në Zveçan u sulmuan nga persona të dyshuar.

Si pasojë e këtij sulmi, një polic pësoi lëndime trupore.

Burime të Indeksonline bëjnë të dtiur se personi që dyshohet të ketë shtënë në drejtim të policisë dhe që ka plagosur njërin prej tyre, është arrestuar.

PËRDITËSIM

Rrena për arrestimin e personit që sulmoi policinë mbrëmjen e 8 dhjetorit 2022

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet i dyshuari që qëlloi zyrtarin policor në Veri PortaliVlerësimi
RRENË

Lajmi me titull “LAJMI I FUNDIT: Arrestohet i dyshuari që qëlloi zyrtarin policor në Veri” është i rremë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi në fjalë nuk është arrestuar për rastin e plagosjes së policit më datë 8 dhjetor 2022. Sipas Policisë së Kosovës, personi i ndaluar është i dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar, ‘vrasje e rëndë (në tentativë), rast që ka ndodhur kohë më parë. KALLXO.com ka raportuar se personi i arrestuar dyshohet se është përfshirë në rastin e sulmit ndaj zyrtarëve në aksionin kundër kontrabanës që ishte zhvilluar më 13 tetor 2021.

Më 9 dhjetor 2022, portali IndeksOnline ka publikuar një artikull me titull: LAJMI I FUNDIT: Arrestohet i dyshuari që qëlloi zyrtarin policor në Veri.Indeksonline duke u thirrë në burime ka raportuar se është arrestuar një person që dyshohet se ka sulmuar policinë në mbrëmjen e datës 8 dhjetor 2022.Lajmi i portalit “IndeksOnline” është bazuar në burime të pacituara që nuk janë nga qarqet zyrtare të Policisë së Kosovës.

KALLXO.com raportoi se rasti i arrestimit të të dyshuarit nuk lidhet me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e datës 8 dhjetor 2022.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një deklaratë për KALLXO.com tha se lajmi për arrestimin e të dyshuarit për plagosjen e policit me datë 8 dhjetor 2022, nuk është i vërtetë.“Për pak ju njoftojmë, s’ka të bëjë me këtë“- tha Kelani për KALLXO.com pasi iu prezantua lajmi që ishte publikuar tashmë.Disa minuta më vonë, Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi është bërë për ngjarje që ka ndodhur kohë më parë.

“Personi i ndaluar është i dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtarë, ‘vrasje e rëndë (në tentativë)’, rast ky i kryer kohë më parë. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet dhe aktivitetet e saj në realizimin e objektivave policore, përfshirë edhe arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave të kërkuar edhe ky arrestim dëshmon se askush nuk mund t’i ikë drejtësisë dhe herët a vonë do të përballet me forcën e ligjit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.KALLXO.com ka raportuar se personi i arrestuar për të cilin flet artikulli i IndeksOnline dyshohet se është përfshirë në rastin e sulmit ndaj zyrtarëve në aksionin kundër kontrabanës që ishte zhvilluar më 13 tetor 2021.Në anën tjetër, përveç portalit “Indeks- online”, lajmin e ngjashëm e kanë është ri-publikuar në disa faqe në Facebook, si: Kosova Jonë, Ditori.com, Revista Kosovarja. Më datën 8 dhjetor 2022, rreth orës 23:00h në Komunën e Zveçanit, persona të dyshuar sipas policisë kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të Policisë së Kosovës. Pos dëmeve materiale në këtë rast është lënduar një zyrtar policor. I njëjti ka pranuar edhe tretman mjekësor, fillimisht në Mitrovicë e më pas edhe në QKUK.

REDAKSIA E REVISTES “KOSOVARJA” KËRKON NDJESË PËR SHPRENDARJEN E KËTIJ LAJMI, I CILI U KLASIFIKU SI “FAKE NEWS”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]