fbpx

Arrestohet ish-burri i këngëtares së njohur, tentoi t’ia prishte dasmën

nga Revista Kosovarja

Jason Alexander, burri i parë i Britney Spears, i cili tentoi që të ndalonte dasmën e këngëtares që u mbajt mbrëmjen e djeshme, është arrestuar nga policia. Ai ndodhet në paraburgim pasi është akuzuar për shkelje dhe vandalizëm pas grindjes me rojet e sigurisë.

Pak minuta para se të kapej, Aleksander arriti të transmetonte veten në Instagram teksa po afrohej në pjesën e pasme të shtëpisë së Spears. Kjo është hera e tretë që arrestohet brenda një viti. Daily Mail raporton se ai ishte ndaluar më parë për vjedhje.

Drama ndodhi në pronën e Britney-t në Thousand Oaks, Kaliforni – orë para se të fillonte dasma e saj.
“Jason Alexander është vënë në pranga, është marrë në paraburgim dhe është arrestuar. Shpreh falënderimet e mia për Departamentin e Sherifit të Qarkut Ventura për përgjigjen e tyre të shpejtë dhe punën e mirë”, tha avokati i Spears, Matheë Rosengart.

Spears ishte martuar më parë me Alexander kur u martuan në janar për vetëm 55 orë në 2004 në një ceremoni të çmendur në Vegas.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]