fbpx

Arrestohet mafiozja 70-vjeçare, derisa po shkonte për të takuar vajzën

nga Revista Kosovarja

E dyshuar si drejtuese e mafias, një 70-vjeçare është arrestuar ndërsa po përpiqej të hipte në një fluturim për në Costa del Sol për të ‘vizituar vajzën e saj’.

Maria Licciardi, 70 vjeçe, u prangos në aeroportin Ciampino në Romë të shtunën ndërsa po përpiqej të shkonte për në Malaga në Spanjën jugore.

Ajo mendohet të jetë pjesë e mafias famëkeqe napolitane të njohur si Camorra, dhe shpresonte të vizitonte vajzën e saj dhe të “merrte pjesë në ndonjë biznes”, sipas gazetës italiane La Repubblica.

Licciardi, e njohur si ‘la piccoletta’ ose e vogla për shkak të trupit të sa, ishte me dy bashkëpunëtorë në kohën e ndalimit nga policia.

Ajo akuzohet për zhvatje, marrje fondesh dhe manipulim ankandi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]