fbpx

Arrestohet në Prishtinë hajduti i shumëkërkuar

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje dhe vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore,(nëntor 2022 – mars 2023) kryesisht në Prishtinë.

Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të sigurojnë prezencën e personin të dyshuar, A. C. mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku gjashtë raste.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]