fbpx

Arrestohet në Prizren 34-vjeçari i dënuar me 18 muaj burg

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prizren një person të kërkuar nga organet e drejtësisë, me inicialet L.D., i moshës 34-vjeçare.

I dyshuari është lokalizuar në një zonë të qendrës së qytetit të Prizrenit. Në momentin që zyrtarët policorë në rroba civile janë afruar për ta arrestuar, ai ka tentuar të largohet me vrap, duke shfaqur rezistencë aktive.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të njësive policore, i kërkuari është ndaluar dhe arrestuar në vendngjarje.

L.D. ishte në kërkim në bazë të një aktvendimi të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me 18 muaj burg për veprën penale: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar fillimisht në Stacionin Policor Prizren-Veri, ndërsa më pas është dërguar në institucionin korrektues për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]