fbpx

Arrestohet nga policia, pasi publikoi fotografi me armë në rrjetet sociale

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte postuar një armë në rrjetet sociale.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka poseduar armë mirëpo të njëjtën ia kishte shitur një personi tjetër.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]