fbpx

Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, dyshohet se i dërgoi foto intime ish-bashkëshortes

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, nën dyshimin se i njëjti përmes rrjeteve sociale i ka dërguar disa fotografi intime ish-bashkëshortes së tij.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.

“Fushë Kosovë / 08.03.2024 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti përmes rrjeteve sociale i ka dërguar disa foto intime ish-bashkëshortes së tij, viktimës f/k. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]