25
Një burrë në Podujevë është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një burrë tjetër.
Policia tha se për ngjarjen që dyshohet se ka ndodhur më 12 qershor, i dyshuari u arrestua një ditë më pas.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM – Podujevë 12.06.2025-01:00. Më datë 13.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte dhunuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.