fbpx

Arrestohet një femër në Gjilan, e ngacmoi përmes telefonit ish vjehrrën e saj

nga Revista Kosovarja

Një femër është arrestuar pasi në vazhdimësi përmes telefonit kishte ngacmua ish vjehrrën e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 13:00 në rrugën “Ibrahim Pacolli”, në Gjilan.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në vazhdimësi përmes telefonit kishte ngacmuar ish vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]