169
Një gruaje i janë vendosur prangat dje në Gjakovë, pasi në çantën e saj u gjet një thikë.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Normalja e Gjakovës”, rreth orës 17:34.
E dyshuara është dërguar në stacionin policor, ku edhe është intervistuar.
Ajo është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.
Ndërkaq, thika është sekuestruar, shkruan IndeksOnline.
Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”