fbpx

Arrestohet një person i kërkuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Mitrovicë të Jugut

nga Revista Kosovarja

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mitrovicën e Jugut, pasi ndaj tij ekzistonte një urdhëresë aktive nga Gjykata.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi u realizua nga njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Jugut, rreth orës 06:30 të mëngjesit. I dyshuari ishte i dënuar me 12 muaj burgim për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Arrestimi i të dyshuarit është realizuar pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive të Gjykatës për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë muajsh”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga Gjykata.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]