fbpx

Arrestohet një person, kërcënoi gruan – i konfiskohet pistoleta me 47 fishekë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi në stacionin policor në Fushë Kosovë është paraqitur një qytetare e cila ka raportuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga bashkëshorti i saj.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas hetimeve të ndërmarra nga njësia e hetimeve në Ferizaj, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 47 fishekë.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet në trajtim të mëtejshëm nga njësia për dhunë në familje”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar nga ana e policisë si “mbajtje e paautorizuar e armës” dhe “dhunë në familje”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]