fbpx

Arrestohet një person në Prishtinë për dhunë në familje dhe armëmbajtje

nga Revista Kosovarja

Është arrestuar një person në Koliq të Prishtinës, nën dyshimin për veprat “Dhunë në familje” dhe “Armëbajtje pa leje”.

“Personit të dyshuar i janë gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri dhe 27 fishekë”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]