fbpx

Arrestohet një person për grabitje në Graçanicë

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për një grabitje që e kishte kryer më 29 shtator të këtij viti në Graçanicë.

Policia tha se kishte nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore që nga dita e raportimit, teksa identifikimi i të dyshuarit është bërë tek sot.

“Puna e hetuesve policor, të cilët që nga dita e raportimit kanë ndërmarrë veprimeve operative e hetimore, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: – I.J . mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, policia tha se personi i dyshuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]